Situata në Lindjen e Mesme, lojtari i Kosovës lë Izraelin

Vetëm pak kohë pasi u transferua në Izrael te Maccabi Tel Aviv, sulmuesi i Kosovës, Emir Sahiti është detyruar të largohej nga atje, për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme.

I frikësuar për jetën dhe familjen e tij, Sahiti fillimisht udhëtoi me makinë drejt Egjiptit me gruan dhe vajzën e tij, prej andej u nis për në Qipro dhe më pas për në Split, Kroaci, ku do të qëndrojë përkohësisht.

Vlen të theksojmë se kampionati izraelit është pezulluar që nga 28 shkurti dhe nuk dihet ende se kur do të rifillojë. 27-vjeçari ka luajtur 4 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×