VIDEO/ Arrestohet 23-vjeçari në Vlorë, tentoi të vidhte një furgon, disa ditë më parë grabiti një lokal

Një 23-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia pasi ta tentuar të vidhte një furgon në Vlorë. Ndërkohë gjatë kontrollit fizik i është gjetur një thikë.

Ky shtetas u kap më datë 10.03.2026 , rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen “24 Maji”, në momentin që po tentonte të vidhte një automjet tip furgon.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur kapjen e tij në flagrancë dhe parandalimin e vjedhjes.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se i njëjti shtetas dyshohet të jetë autor edhe i një vjedhjeje tjetër, të ndodhur më datë 06.03.2026, ku është marrë një shumë parash në një lokal në lagjen “10 Korriku”, në Vlorë.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe për verifikimin e përfshirjes së këtij shtetasi edhe në raste të tjera vjedhjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×