
Teksa sot pritet që Kuvendi të kalojë për miratim kërkesën e SPAK, nëse do të jepet apo jo autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut, reagon Komisioni Europian.
Në një prononcim për News24, Komisioni Europian thekson se i takon Parlamentit që të trajtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.
“Ne nuk komentojmë për çështje që janë ende në proces.
I takon Parlamentit të Shqipërisë të trajtojë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.”, thuhet në reagimin e Komisionit Europian për News24.
and then