“A e ke bërë pasqyrën sa shtëpi ke shitur?”/ Këlliçi zbulon mesazhet nga dosja e Ballukut: I shkroi Evis Berberit…

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka zbuluar një komunikim që sipas tij ndodhet në dosjen për ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkoi autorizim për arrestim, kërkesë që u rrëzua sot në Parlament.

Këlliçi publikoi një mesazh që sipas tij i përket vitit 2019 dhe që pretendohet të jetë dërguar nga Balluku drejt ish-zyrtarit dhe vartësit të saj, Evis Berberi.

“Sipas një SMS-je të dërguar në vitin 2019, në orën 19:49, Balluku i shkruan Evis Berberit: ‘A e ke nxjerrë pasqyrën sa shtëpi ke shitur?’”, deklaroi deputeti demokrat.

Këlliçi theksoi se, sipas tij, nuk dihet që Balluku të ketë qenë pronare e ndonjë agjencie imobiliare, duke ngritur pikëpyetje mbi përmbajtjen e komunikimit.

“Nuk dimë të ketë qenë pronare e ndonjë agjencie imobiliare. Pyetja ka qenë kjo: ‘A e ke bërë pasqyrën sa shtëpi ke shitur?’ Ka edhe mesazhe të tjera”, u shpreh ai.

Deputeti i PD shtoi se është i bindur se në vijim do të dalin edhe prova dhe fakte të tjera në lidhje me këtë çështje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×