Bylis shton radhët, zyrtarizon afrimin e ri

Bylis shton radhët në skuadër. Klubi ballshiot ka firmosur me sulmuesin Robert Muric. Lajmi është bërë i ditur së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“FK Bylis mirëpret në familjen tonë lojtarin me numrin “10”, kroatin Robert Murić, i cili luan edhe si ëinger.

Muric bëhet pjesë e skuadrës sonë pas një karriere me klube të njohura si: Dinamo Zagreb, Ajax, Pescara, Rijeka, Braga, Konyaspor dhe Slaven Belupo.

Jemi të bindur se ai do të jetë një forcë e shtuar për ekipin tonë, duke nisur nga dueli me Tiranën dhe gjatë gjithë vazhdimit të sezonit.

FK Bylis i uron mirëseardhjen në familjen tonë”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×