
Në Itali, çështja titull duket një diskutim i mbyllur edhe pse suksesi i Milan në derbi bëri që diferenca të zvogëlohej në 7 pikë. Në shtëpinë zikaltër janë të bindur se mund t’ia arrijnë këtij objektivi, por më parë kërkohet një reagim i shpejtë duke nisur nga kjo fundjave teksa presin Atalantan në “San Siro”.
La Gazzetta dello Sport i ka kushtuar faqen e parë këtë të enjte pikërisht ekipit zikaltër: “Titulli dhe më pas revolucion”, shkruan e përditshmja italiane.

La Gazzetta zbulon se trajneri Chivu kërkon një ekip me karakter, ndërsa në dyshim në lidhje me të ardhmen janë edhe titullarë shumë të rëndësishëm si Barella dhe Bastoni.
Ndryshe nga La Gazzetta, Il Giornale ka një tjetër version. Inter kërkon të nxjerr nga merkato Bastonin, me qendërmbrojtësin që e konsiderojnë si të paprekshëm në prapavijë. Gjithashtu dëshira e lojtarit është të vijojë karrierën e tij në Milano edhe pse në drejtim të tij ka shumë oferta. Gjithnjë sipas Il Giornale, Inter-Bastoni synojnë të gjejnë një akord të ri deri në 2030. Ne lidhje me merkaton në hyrje, dy janë objektivat kryesorë, Kone dhe Vicario.
and then