“Fshihen mes policëve që Balluku të mos futet në burg”/ Balliu thirrje qytetarëve: Bashkë kundër qeverisë që amniston pushtetarët dhe arreston qytetarët (VIDEO)

Deputeti i PD Klevis Balliu në një video-mesazh në Facebook ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në protestën e opozitës kundër korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij, Balliu thotë se qeveria arreston qytetarët, ndërsa për pushtetarët e korruptuar kërkon amnisti.

Ai thotë se duan të vendosin sot që ‘Lubi Balluku’ të mos futet në burg për miliardat që ka vjedhur.

“Sot qeveria që ka lënë në burg dhe ka arrestuar qytetarët se nuk kanë paguar dritat Fshihen në Kuvend me gjithë këto forca policie që Balluku të mos futet në burg pavarësisht miliarda euro të vjedhur. Sot në orën 10 të gjithë qytetarët të bashkohen kundër një qeverie që kërkon burg për qytetarët dhe amnisti për pushtetarët e korruptuar”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×