
Ambasada e Suedisë ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvend, ku mazhoranca votoi kundër autorizimit të SPAK për të arrestuar ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, duke u shprehur se vendi mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar.
Ata shtojnë se një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.
Përfaqësia diplomatike e Stokholmit zyrtar shtoi se presin që në raste të tilla, sistemi i drejtësisë të jetë në gjendje të vazhdojë shpejt dhe pa pengesa, ndërsa bën përgjegjëse udhëheqjen politike shqiptare për sigurimin e këtij procesi.
Reagimi i plotë:
Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.
Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje të vazhdojë shpejt dhe pa pengesa. Udhëheqja politike shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e këtij procesi.
and then