
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë që kishte paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala. Kërkesa për ndryshimin e masës ishte depozituar më herët nga ana e Metës, por gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO ai ka vendosur të tërhiqet nga kjo kërkesë.
Për rrjedhojë, gjykata nuk do të shqyrtojë më kërkesën për zëvendësim mase sigurie, ndërsa mbetet në fuqi masa e vendosur më parë ndaj ish-presidentit të Republikës. Ende nuk janë bërë publike arsyet e vendimit të Metës, se pse ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësim të masës.
and then