Protestë në Ditën e Sulltan Nevruzit? Boçi: Zemërimi nuk ka pushim! Do bashkojmë shenjtërinë e kësaj date me…

Deputeti dhe nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, i ftuar në News24, ka shpjeguar arsyet pse protesta e radhës e opozitës është caktuar për datën 22 mars, një ditë që përkon edhe me festën e Sulltan Nevruzit.

Boçi u shpreh se kjo datë është zgjedhur për simbolikën e saj të dyfishtë, duke theksuar se 22 marsi ka një domethënie historike për vendin, por edhe një rëndësi të veçantë shpirtërore për besimtarët.

“Përse kjo ditë? Dita është historike, sikurse është edhe ditë e shenjtë. I bashkon të dyja. Është 22 marsi, vendosja e sistemit demokratik në vend, i cili sot ka marrë goditje fatale nga partia komunisto-socialiste-rilindase. Duhet patjetër reagim”, deklaroi Boçi.

Sipas tij, protesta nuk mund të kufizohet apo të shtyhet për shkak të festave, pasi pakënaqësia qytetare, siç tha ai, është e vazhdueshme dhe nuk njeh pushim.

“Po të ecim me idenë që protesta duhet të respektojë pushimin, ajo humbet sensin. Do të bashkojmë shenjtërinë e kësaj date me anën historike të saj dhe do t’u bëjmë thirrje qytetarëve. Nuk ka një moment kur zemërimi bën pushim dhe një ditë tjetër kur zemërimi është në punë. Zemërimi është çdo ditë dhe, kur çështja nuk zgjidhet, ai vijon me forma të ndryshme”, u shpreh Boçi.

Opozita ka paralajmëruar se protesta e 22 marsit do të jetë pjesë e aksionit të saj politik kundër qeverisë, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×