“S’kam lexuar kurrë një raport kaq të detajuar sa ai i opozitës, por…”, Manja kujton rastin ‘Berisha’: Ja pse PS është kundër heqjes së imunitetit të Ballukut!

Deputeti socialist, Ulsi Manja, njëherësh anëtar i Këshillit të Imuniteteve, po bën prezantimin e raportit të anëtarëve të mazhorancës në Këshillin e Mandateve, në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Manja ka komentuar edhe raportin e prezantuar më parë nga opozita, ku tha se bie ndesh me nenin 73 të Kushtetutës edhe pse me ironi tha se ishte i detajuar në prova dhe fakte. Ai bëri një paralelizëm me raportin e dorëzuar në 2023 për Sali Berishën.

Ulsi Manja: Të dashur qytetarë shqiptarë që po e ndiqni me interes këtë seancë, do të mbaj raportin në emër të 5 anëtarëve të shumicës në Këshillin e Rregullores. Ne raportin tonë e kemi bërë publik por sot do të përpiqem në mënyrë të përmbledhur, dhe të japë arsyet se pse ne si shumicë i kemi propozuar Kuvendit, rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes së këtij Kuvendit, Belinda Ballukut. Më lejoni të shpreh shkurtimit qëndrimin tim lidhur me raportin e anëtarëve të pakicës në këtë këshill, që lexoi Bylykbashi. Kam që nga 2013 në këtë Kuvend dhe në këtë sallë kjo është kërkesa e 7 e organit të akuzë që vjen në Kuvend për dhënie autorizim për arrestimin e një anëtari të parlamentit. E 7-ta kërkesë kjo e sotme, për Ballukun. Nuk kam dëgjuar në këtë sallë raport më të detajuar në analizën e provave, fakteve, të rrethanave të një kërkese se sa sot të organit të Prokurorisë së Posaçme që bie ndesh me kushtetutën. Këtë raport se kam dëgjuar nga kolegët e opozitës as në 21 dhjetor 2023 kur këtu kishim kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për një tjetër anëtar të parlamentit. Por atëherë me një ndryshim, raporti i pakicës sugjeronte rrezikimin e kërkesës së SPAK, me argumentin se nuk plotësohen kërkesat e nenit 260 të kodit të procedurës penale. Raportit të shumicës do t’i qëndroj besnik. Në momentin kur paraqitëm raportin tonë në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, ka ndodhur një realitet i ri faktit dhe institucional.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×