“S’mund t’i japësh portin e NATO-s Rusisë”/ Murrizi zbulon takimin sekret për Portin e Durrësit: Një gjeneral i marinës takoi Vengun për t’i dërguar mesazh Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka bërë një deklaratë lidhur me një takim që sipas tij ka ndodhur në lidhje me çështjen e portit të ri në Durrës.

Sipas Murrizit, më 10 shtator një gjeneral i lartë i marinës ka mbërritur me fregatë nga Deti Baltik dhe ka zhvilluar një drekë pune me ministrin e Mbrojtjes asokohe, Pirro Vengu. Ai pretendoi se në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe Arbian Mazniku dhe Elisa Spiropali.

Ish-deputeti demokrat tha se qëllimi i këtij takimi, sipas tij, ishte dërgimi i një mesazhi për kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e portit.

“Sipas informacioneve që kam, më 10 shtator një gjeneral i madh i marinës erdhi me fregatë nga Deti Baltik dhe thirri në një drekë ministrin Pirro Vengu, me dy dëshmitarë, Maznikun dhe Spiropalin. Mesazhi ishte: thuajini atij burrit që nuk na kalon dot nën hundë, nuk mund t’ia japë portin e NATO-s Rusisë”, deklaroi Murrizi.

Ai shtoi se kjo mund të jetë edhe një nga arsyet e zhvillimeve të mëvonshme politike si shkarkimi i Spiropalit, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin e zyrtarëve të përmendur në këtë takim.

“Pyeteni Ramën ose Spiropalin nëse është kështu apo jo. Spiropali është shkarkuar më 10 shtator, që do të thotë se ka qenë në një drekë të gabuar. Ajo ka heshtur deri tani, por ndoshta më vonë mund të tregojë çfarë është diskutuar”, u shpreh Murrizi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×