Spektakël në Paris, PSG hedh një hap drejt 1/4, Luis Enrique: Të fitojmë edhe ndeshjen e kthimit

Spektakël dhe gola në përballjen e zhvilluar në Francë mes Paris Saint-Germain dhe Chelsea. Kampionët e Europës fitojnë bindshëm 5-2 dhe hedhin një hap të madh drejt çerekfinaleve.

PSG kalon në avantazh që në minutën e 10-të me Barcola, pas asistit të Neves, por  Chelsea reagon shumë shpejtë duke barazuar në të 28-ën me Gusto, i shërbyer nga Enzo Fernández. Por para pushimit Dembélé me anë të një kundërsulmi të shpejtë rikthen epërsinë për francezët, duke mbyllur pjesën e parë në 2-1.

Në pjesën e dytë londinezët barazojnë sërish me Enzo Fernández për 2-2, por çerekorëshi i fundit vendos gjithçka. Kvaratskhelia, i futur nga stoli, ndryshon ritmin e lojës: fillimisht asiston për Vitinha për golin e 3-2, më pas shënon vetë për 4-2. Në kohën shtesë, gjeorgjiani vulos fitoren me golin e pestë duke qenë protagonist absoul në fundin e takimit, falë një paraqitje të jashtëzakonshme.

Në fund të takimit tekniku spanjoll, Luis Enrique u shfaq i lumtur për fitoren, teksa shprehu ambicien për të kërkuar fitoren edhe javën e ardhshme në Londër: “Çfarë atmosfere, ishte e pabesueshme! Tifozët ishin të jashtëzakonshëm. Kjo është një fitore edhe për lojtarët tanë, sepse edhe pse nuk ishim aq të saktë sa do të dëshironim, treguam se jemi luftëtarë dhe kemi një mentalitet të fortë. Jemi një ekip rezistent dhe e tregojmë këtë gjatë gjithë kohës.

E dimë shumë mirë se Chelsea është një ekip i nivelit shumë të lartë, prandaj edhe ka fituar kaq shumë sezonin e kaluar. Sa i përket ndeshjes së kthimit, jam i bindur se do të jetë sërish një përballje e vështirë dhe shumë e luftuar, ashtu si kjo e sotmja. Por ne nuk do të shkojmë në Londër për të mbrojtur rezultatin. Mentaliteti ynë është të sulmojmë dhe të përpiqemi ta fitojmë edhe atë ndeshje, u shpreh tekniku i PSG.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×