
Në Kuvend po mbahet seanca e radhës plenare, ku deputeti socialist Ulsi Manja theksoi se Kuvendi sot nuk ka detyrë të zëvendësojë gjykatën.
Gjatë fjalës së tij ai nënvizoi se është me rëndësi që çështja e Belinda Ballukut është një çështje që i takon drejtësisë dhe së Kuvendi sot duhet të flasë qartë dhe të ndajë politikën nga drejtësia. Dhe zhurmën nga faktet.
Po ashtu shtoi se Kuvendi nuk vlerëson fajësinë penale.
“Deputetja në fjalë nuk ushtron më funksione ekzekutive për shkak të ndryshimeve. Raporti ynë e qartëson edhe narrativën mbi të cilën prokuroria ka ndërtuar kërkesën për aplikimin e masave. Ky raport përfaqëson një përgjegjësi të drejtpërdrejtë Kushtetuese. Është një detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë. Në një situatë kur kjo çështje që në thelb duhet të mbetet çështje e drejtësisë është shndërruar në një debat të mbingarkuar politikisht në sytë e qytetarëve shqiptarë. Shpesh kemi parë për ta zhvendosur këtë çështje në një gjykim publik që bie ndesh me standardet. Dhe sot është e domosdoshme që Kuvendit të flasë qartë, të ndajë politikën nga drejtësia zhurmën nga faktet. Ne sot jemi përballë një vendimmarrje që prek drejtpërsëdrejti balancën ndërmjet pushteteve. Kërkesa e prokurorisë së posaçme synon zëvendësimin e masës së ndalimit të daljes jashtë shtetit me një masë më të rëndë, atë të arrestit ndaj deputetes së Belinda Balluku. Kuvendi sot nuk ka kompetencë të gjykojë fajësinë, Jemi sot për të bërë një filtër Kushtetues dhe ky filtër nuk mund të jetë formal, por për ruajtjen e balancës”, tha mes të tjerash ai.
and then