“Tronditet” Gjermania para Botërorit, Sport Bild: Jurgen Klopp zëvendëson Nagelsmann në stolin e “panzerave”

E përditshmja prestigjoze gjermane “Sport Bild” ka hedhur orët e fundit dritë mbi një zhvillim vërtetë të bujshëm. Julian Nagelsmann mund të mos jetë në krye të “panzerave” në Kupën e Botës dhe në vend të tij, mund të ulet në stol, ish trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

Trajneri i njohur gjerman po lidhet sërish me stolin e kombëtares gjermane, pas raportimeve të fundit, që sugjerojnë një mundësi reale që ai të zëvendësojë Julian Nagelsmann këtë verë.

Që nga janari 2025, kur mori drejtimin si Drejtor i Futbollit Global te Red Bull, spekulimet për rikthimin e tij si trajner nuk kanë ndalur. Edhe pse kontrata e Nagelsmann shtrihet deri në 2028, kjo mundësi po diskutohet gjithnjë e më shumë brenda Red Bull dhe konsiderohet shumë e mundshme, ndërsa një transferim te Real Madrid  duket i vështirë.

Agjenti i Klopp, Marc Kosicke, ka bërë me dije se Federata Gjermane e Futbollit ka pyetur disa herë dhe se klienti i tij mund të ketë vështirësi të refuzojë stolin kombëtar, edhe pse nuk ndihet i detyruar ta marrë.

Vetë Klopp ka qetësuar situatën: “Si person jam plotësisht në paqe me vendin ku jam. Nuk dua të jem diku tjetër. Në këtë moment do të thoja jo, por nuk mund të them ‘kurrë, kurrë, kurrë’,” tha ai në janar.

Kjo do të jetë një histori që do të ndjekim me vëmendje gjatë verës, ndërsa e ardhmja e Klopp mbetet një nga temat më të nxehta të futbollit europian.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×