“12 mld euro shpenzim për infrastrukturën dhe në sheshin ‘Skënderbej’ piqet kafja në korrik”, Berisha: Rama-Balluku, protagonistë të aferave më të mëdha korruptive

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon takim me Departamentin e Infrastrukturës.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ngriti akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur situatën ekonomike në vend me, sipas tij, nivel të lartë korrupsioni dhe keqmenaxhim të fondeve publike. Ai përmendi gjithashtu emrat e Belinda Balluku dhe Ergys Agasti, të cilët i cilësoi si të përfshirë në afera korruptive me kryeministrin Rama, ndërsa theksoi se opozita do të përgatisë një program të detajuar për t’i dhënë zgjidhje problemeve të krijuara, sipas tij, gjatë 12 viteve të fundit të qeverisjes.

“Ne, sonte së bashku çelim tiparin e një diskutimi të gjerë intensiv të programit tonë, me të cilin ne duhet t’u japim përgjigjen më të plotë problemeve të mëdha me të cilat përballet sot Shqipëria.
Probleme të krijuara nga shkalla më e lartë e korrupsionit që mund të përfytyrohet, nga vjedhjet 100% të fondeve siç është djegësi i Tiranës, tek vjedhjet 90% të veprave të tjera publike, nga rrënimi i familjeve shqiptare për shkak të rritjes së madhe të çmimeve dhe pothuaj në raport me çmimet një mosrritje kurrkund e rrogave dhe pensioneve, çka ka bërë që 49% e shqiptarëve të jenë në varfëri ose rrezik varfërie.
Shërbimet në këtë vend kanë pësuar një metamorfozë asgjësuese për rregullin dhe cilësinë që duhet të kenë.
Pra, problematika është shumë e thellë.
Ndërkohë mandati, që e quan kreu i organizatës kriminale Edi Rama, është mandati kryekëput i krimit.
Nuk po e them këtë për t’i vënë një epitet, por e them këtë sepse ky mandat ka zero legjitimitet.
Pra, Edi Rama me farsën elektorale nuk ka asnjë ditë legjitime në pushtet.
Por, një faktor tjetër tani, të cilin opozita e ka denoncuar çdo ditë, por edhe mediat, duhet të jemi realistë, një faktor tjetër është bërë faktor famëzi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, është faktori korrupsion, në të cilin kryeministri vetë njëherë me emër Belinda Balluku, njëherë tjetër me emër Ergys Agasi, është protagonist i aferave korruptive më të mëdha.
Dhe përveç kësaj, reagimi i tij, reagim tipik i hajdutit që për të shpëtuar lëkurën është i aftë të marrë çdo vendim dhe veprim, ishte mbyllja e dyerve hetimit dhe sistemit të drejtësisë.
Njeriu që në një paranojë injorance, sepse ai është një injorant i shpëlarë nga konceptet, sepse u garantoj ju dhe shqiptarët se nuk ka pasur kurrë në atë post një zyrtar më injorant dhe më të shpëlarë nga konceptet se ai. Kurrë!
Ndiqjani fjalorin, në fjalorin e tij nuk gjeni dot një fjalë të vetme të qeveritarit që qeveris. Gjen vetëm gjuhën e një ordineri rrugësh, i cili për hir të së vërtetës me qëndrimin e tij ndaj korrupsionit, humbet çdo legjitimitet, edhe sikur zgjedhjet e 11 majit të kishin qenë zgjedhjet e standardeve më të mira botërore.”, u shpreh ai.

Kryedemokrati evidentoi edhe faktin që pavarësish investimeve të bëra në 12 vite, që kapin sipas tij shifrat e 12 miliardë eurove, pak punë janë rezistente.

“Opozita dhe PD të përgatitet në mënyrën më serioze për problematikat e krijuara nga një regjim 12 vjeçar. Ne filluam këtë debat dhe përgatitje e programit me infrastrukturën. Në infrastrukturë dhe punë publike në 12 vite janë investuar mbi 12 miliardë euro. Po të hidhni sytë se çfarë metët, përveç rrasave të gurit në sheshin Skënderbe që të bëjnë të pjekësh kafen në korrik, insfrastruktura dhe Rilindja Urbane, janë dëshmia më flagrante e shpërdorimit, vjedhjes absolute të pa ndodhur më parë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×