
Në vitin që i përfundon kontrata, qershor 2026, e ardhmja e Dusan Vlahovic merr një kthesë të papritur. Pak kohë më parë, largimi i “bomberit” serb nga Torino ishte thuajse i sigurt, por dëmtimi i tij ka ndryshuar balancat, tani edhe vetë Vlahovic është i hapur për të rinovuar kontratën e tij me “Zonjën e Vjetër”.
Në fakt janë disa faktorë që pritet të sjellin “tym të bardhë” në Torino. E para, Juventus nuk dëshiron të humbas falas një lojtar për të cilin investuan 85 milionë euro për ta marrë nga Fiorentia. E dyta, afrimet e Juves në verë rezultuan një zhgënjim, me Opendan dhe David që nuk ndezën për asnjë moment. Një tjetër faktor shumë i rëndësishëm është edhe Spalletti, me këtë të fundit që e dëshiron Vlahovic në skuadër nëse rinovon kontratën e tij.

Nga ana tjetër, edhe Vlahovic është zbutur pas dëmtimit. Ndryshe nga se pritej, ofertat konkrete për të kanë munguar, edhe pse përfaqëson një okazion. Ekipe si Barcelona apo Bayern janë tërhequr nga gara për të siguruar kartonin e tij.
Madje, sipas të përditshmes spanjolle Sport, përcaktues në vendimin e Vlahovic për të rinovuar kontratën me Juve është edhe fakti që Barcelona i ka kthyer përgjigje negative përfaqësuesve të tij.
I vetëdijshëm për situatë, edhe Vlahovic ka ulur kërkesat e tij ekonomike. Aktualisht, Vlahovic përfiton 12 milionë euro në sezon, por Juve nuk shkon më shumë se 7, shifër të cilën me sa duket përfaqësues të lojtarit e kanë pranuar për t’i dhënë fund një prej telenovelave më të gjatë në Itali.
and then