
Zbardhen detaje të reja lidhur me rastin e foshnjës 2 muajsh të gjinisë mashkull. Sipas burimeve spitalore në Korçë, sqarohet se gjendja e foshnjës vijon të mbetet e rëndë, ndërsa mjekët po shohin mundësinë për ta transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Nga ekzaminimet, parametrat jetësorë janë në kufijtë minimalë ndërsa mjekët jashtë kamerave sqarojnë se në momentin e parë që foshnja ka mbërritur në pediatrinë e spitalit të Korçës, ka qenë në gjendje shumë të rënduar, me probleme të theksuara respiratore dhe me peshë 1 kg. Kjo peshë ka qenë që në momentin që ka lindur e deri më sot pas 2 muajsh, çka do të thotë se foshnja nuk ka patur asnjë zhvillim.
Kequshqyerja mbetet dyshimi kryesor i policisë por nuk përjashtohen edhe rrethana të tjera që lidhen me lindjen e parakohshme.
and then