
Tirana ndodhet në një pozitë shumë të vështirë, në vendin e fundit, por trajneri Shehi beson se situata mund të ndryshojë duke nisur nga kjo fundjavë ku presin Bylis në kryeqytet. Tekniku bardheblu theksoi në konferencë për shtyp se ndaj Bylis duhet të jenë të kujdesshëm për të dalë me 3 pikë:
“Është e vërtetë, fillon faza e fundit. Pozicioni ku jemi, plus rivali me të cilën luajmë, e dimë rëndësinë e ndeshjes së nesërme. Duhet ti marrim ndeshjet një nga një, nesër është vendimtare për ne, dhe shpresoj ta arrijmë ta interpretojmë me kokën e ftohtë dhe me zemër e muskuj zjarr. Po them me kokën e ftohtë për shkak të presionit, nesër do të jetë një ndeshje që do të flasë për ne. Java ka qenë pak më e gjatë se javët e tjera, kemi pasur kohë të bisedojmë me lojtarët, jemi të ndërgjegjshëm që nesër është shumë e rëndësishme për nesër.
Largimi i Ernest- Nuk e di kur ka ardhur, është ndeshje e rëndësishme nesër dhe nuk duhet të fokusohemi te individët, por te ndeshja. Nuk është më pjesë e skuadrës tonë. Fokusi duhet të jetë te ndeshja, por edhe individët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për situatën në të cilën po kalon Tirana dhe duhet të vemë stemën përpara dhe jo individin. Të gjithë e dimë historinë, dhe Tirana ka pasur shumë trajnerë më të mirë se mua dhe shumë lojtarë më të mirë në përbërje, interest personal janë 0 në krahasim me interesin e klubit.
Situata në ndeshje mund të ndryshojnë në varësi të rezultatit, në varësi të kundërshtarit, ne do të jemi të kujdesshëm, do të jemi me fokusin për të fituar ndeshjen dhe të mos dalim jashtë logjikës. Nesër grupi është i plotë, kanë pasur ditë të motivuara”, përfundoi Shehi.
and then