I shkaktoi shtetit francez rreth 2.5 mln euro dëme/ Kapet në Rinas 61-vjeçari nga Italia, i dënuar me burg për mashtrim, pritet ekstradimi (EMRI)

I shkaktoi shtetit francez, rreth 2.5 milionë euro dëm, duke shmangur TVSh-në gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze, kapet gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, 61-vjeçari Vito Cardinale nga Italia.

Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë, ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet franceze.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të operacionit “The Wanted”, bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Francë, të shtetasit italian, V. C., 61 vjeç.

Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Parisit, në vitin 2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ishte pjesë e një zinxhiri tregtarësh që qarkullonte kuota ndërmjet kompanive franceze, gjatë vitit 2009, duke shmangur TVSh-në. Gjithashtu, ka rezultuar se ky shtetas ka pastruar fitimet e kësaj veprimtarie kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Francë, për ta finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×