
Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar në qendër të Selanikut, i akuzuar për përdhunim dhe tentativë përdhunimi ndaj një gruaje 52-vjeçare.
Sipas policisë, arrestimi u krye nga oficerët e njësisë së ndërhyrjes së shpejtë DI.AS., të cilët u thirrën mbrëmjen e kaluar pas denoncimit të gruas.
52-vjeçarja raportoi se burri kishte hyrë me forcë në apartamentin e saj dhe kishte tentuar ta përdhunonte. Ajo arriti të reagojë dhe ta mbyllë brenda banesës derisa në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë.
Sipas së njëjtës denoncuese, i dyshuari dyshohet se e kishte përdhunuar gruan edhe rreth 24 orë më parë në të njëjtin apartament, duke e kërcënuar që të mos e denonconte ngjarjen tek autoritetet.
55-vjeçari, me origjinë shqiptare, është shoqëruar dhe pritet të dalë përpara prokurorisë për ndjekje penale.
and then