
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka regjistruar një procedim penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pas informacioneve të publikuara në media.
Hetimi lidhet me problematikat në menaxhimin dhe organizimin e shërbimit të ushqimit për pacientët në Spitalin Rajonal Korçë, të evidentuara edhe në raportin e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit ka pasur mangësi të konsiderueshme në shërbim dhe administrim. Në kuadër të procedimit, Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e veprimeve hetimore nga oficerët e policisë gjyqësore, për verifikimin e rrethanave të paraqitura në materialin investigativ, administrimin e dokumentacionit përkatës dhe identifikimin e çdo personi me përgjegjësi ligjore.
Hetimet fokusohen tek detyrimet ligjore të institucioneve publike për garantimin e shëndetit të pacientëve dhe qytetarëve të Qarkut Korçë.
NJOFTIMI I PROKURORISE
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka regjistruar kryesisht procedim penal për veprën penale ‘Shpërdorim i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal mbi bazën e informacioneve të publikuara në median online dhe në emisionin investigativ “Piranjat”, në lidhje me
problematika në menaxhimin dhe organizimin e shërbimit të ushqimit për pacientët në Spitalin Rajonal Korçë.
Procedimi penal u regjistrua pas publikimit të materialit investigativ më datë 11.03.2026, ku referohen gjetje të raportit të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit u evidentuan problematika në menaxhimin dhe organizimin e shërbimit të ushqimit për pacientët.
Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, urdhëroi kryerjen e një sërë veprimesh hetimore nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore, me qëllim verifikimin e plotë të rrethanave të paraqitura në materialin e publikuar, administrimin e dokumentacionit përkatës dhe identifikimin e çdo personi që mund të ketë përgjegjësi ligjore në lidhje me këtë çështje.
Hetimet do të kryhen në kuadër të rolit që ka çdo institucion publik lidhur me detyrimet ligjore për garantimin e shëndetit të pacientëve dhe të çdo qytetari të Qarkut Korçë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë mbetet e angazhuar për të garantuar një hetim të plotë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjin.
and then