Metamorfoza e Edi Ramës: “Burg, burg, burg” për qytetarët, standard tjetër për zyrtarët

“Burg, burg, burg” për qytetarët, por “masë e tepruar” kur bëhet fjalë për zyrtarë të lartë. Kjo duket të jetë metamorfoza politike e Kryeministrit Edi Rama gjatë katër mandateve të tij në pushtet.

Për vite me radhë, Rama ndërtoi narrativën e tij politike mbi idenë e ndëshkimit të ashpër ndaj qytetarëve të zakonshëm, duke theksuar se ligji duhet të jetë i fortë dhe i pamëshirshëm për këdo që e shkel atë.

Gjatë viteve të qeverisjes së tij, shumë qytetarë u përballën me masa të rënda penale: për energjinë elektrike, për ndërtime pa leje, për një mur rrethues, për një lidhje uji apo për shkelje administrative që në shumë vende të tjera trajtohen thjesht me gjobë. Mesazhi ishte i qartë: ligji duhet të zbatohet pa kompromis.

Por kur Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkoi masa më të forta ndaj një zyrtareje shumë të lartë të qeverisë, si Belinda Balluku, standardi duket se ndryshoi. Masa e arrestit, që për qytetarët konsiderohej normale, për një figurë të lartë politike u cilësua si “e tepruar”. Kjo nuk është thjesht një ndryshim qëndrimi, është një metamorfozë. Nga retorika e një shteti të fortë ndaj qytetarëve, në mbrojtje politike kur drejtësia afrohet me pushtetin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×