
Max Allegri, trajneri i Milanit, tregoi këndvështrimin e tij në konferencë para ndeshjes ndaj Lazios.
“Është një skuadër e vështirë për t’u përballur-vijon Allegri-ashtu si të gjitha skuadrat e Sarrit, i mbyll mirë hapësirat dhe di të niset me kundërsulme me futbollistët e saj që i kanë karakteristikat për ta bërë këtë’.
Pa Rabiot të skualifikuar për shkak kartonës, Allegri është në dilemë mes Jasharit dhe Riccit për të aktivizuar në vend të francezit.
‘E rëndësishme do të jetë paraqitja kolektive-vijoi trajneri toskan-do të duhet të jemi të disiplinuar, sepse siç e thashë, Lazio di që të shkaktojë dëme me kundërsulme. Shifrat thonë që pa Adrien e ngadalësojmë ritmin? Epo, numrat janë për t’u përgënjeshtruar’
Edhe ato të Fofana, që po jep asist, por po shënon shumë pak.
‘Tani pres edhe golat e tij’-tha Allegri që pret edhe ata të Pulisic që në 2026 ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës.
‘Ka efekt, sepse një sulmues duhet të shënojë gjithnjë gol. Por në derbi ai bëri mirë dhe po rritet fizikisht, si Leao-shtoi Allegri
Në ditët e fundit, Milanello pati një vizitë të veçantë, atë të Andriy Shevchenko, me Allegrin që tha se shpreson që ardhja e ukrainasit të sjellë fat.
‘Ishte një kënaqësi ta shihnim këtu, pastaj nëse na sjell edhe fat… Unë jam i qetë me sulmuesit e mi, të gjithë janë mirë, edhe Füllkrug e Nkunku”
and then