Opozita rikthehet në protestë te Kryeministria më 22 mars, Berisha poston mesazhin në rrjetet sociale

Opozita rinis protestat sërish te Kryeministria të dielën më 22 mars.

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar një foto në lidhje me protestën, ku mbështetësit janë thirrur të mblidhen në orën 18:00 para Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta e radhës vjen pas tubimit të opozitës para Kuvendit, ditën që PS vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK-ut për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut.

Berisha ka theksuar vazhdimisht që protesta e demokratëve është në kilometrin e fundit dhe tanimë ka si objektiv largimin e kryeministrit Edi Rama.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×