
Zbarkoi në Londër si një shpëtimtar, por aventura e Igor Tudor në krye të Tottenham po kthehet në një makth. 4 ndeshje 4 humbje, mbi të gjitha ai turpërim përballë Atletico Madrid në Champions, praktikisht kanë vulosur të ardhmen e teknikut kroat. Sipas mediave angleze, Tudor ka vetëm një shans për të shpëtuar stolin, duhet të dalë me 3 pikë përballë Liverpool, në të kundërt e pret shkarkimi ende pa ngrohur mirë stolin.
Sipas The Athletic drejtuesit e “gjelave” po studiojnë treguan për të gjetur një pasues për Igor Tudor. Sipas të gjithë gjasave, Tottenham do të gjejë një zgjidhje brenda shtëpisë, të paktën deri në fund të këtij sezoni. I vetëdijshëm për situatën ku ndodhet, por Igor Tudor as që e mendon se do të shkarkohet kaq shpejt, madje në sytë e tij ky është një diskutim qesharak:
“Njerëzit mendojnë se me ardhjen e një trajner të ri gjërat do të ndryshojnë menjëherë, problemet do të zgjidhen, kjo është qesharake, realiteti është shumë ndryshe, nuk funksionon kështu. Çdo trajner duhet të përqendrohet për të gjetur zgjidhje. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të besojmë tek vetja jonë”, u shpreh Igor Tudor.
and then