
Një diell pranveror, verore, ballakume, atmosferë festive e plot ngjyra si dhe tinguj ritmikë. Dita e verës në Durrës i përmblidh sot të gjitha këto.
Sheshi “Liria” ishte mbushur plot njerëz që i gëzoheshin koncertit festiv dhe panairit me punime artizane, që bashkë me ballakumet janë simboli i kësaj feste.
Dita e Verës, ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit.
Në Durrës, ajo ka nisur të festohet masivisht vetëm vitet e fundit dhe nisur edhe nga moti i mirë i këtij mes marsi, pjesa më e madhe e qytetarëve preferuan ta kalonin atë në ambiente të hapura.
and then