
Tirana rikthehet te fitorja në kampionat dhe merr një sukses të rëndësishëm 1-0 ndaj Bylisit. Në “Selman Stërmasi”, rasin ishin me pikatore në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, ritmi ishte pak i më lartë.
Takimi u zhbllokua në minutën e 67-të, gol që do rezultonte me vlerë 3 pikë. I shërbyer mjaft mirë nga Alvarez, Tabeku u tregua i saktë në afërsi të zonës, duke dërguar topin pas shpinës së portierit.
Me këtë triumf, ekipi i Orges Shehit renditet në vendin e nëntë me 24 pikë dhe synon që të largohet sa më shpejt që të jetë e mundur nga zona e rënies nga kategoria. Ndeshja e radhës për kryeqytetasit është ajo ndaj Vorës në shtëpi.
Në krahun tjetër, ballshiotët e drejtuar nga Mirel Josa shohin veten në vendin e shtatë me 27 pikë. Sfida e radhës është ndaj Flamurtarit.
and then