
Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj force politike në nivel lokal.
Sipas të dhënave zyrtare, në votim morën pjesë 476 anëtarë të Partisë Demokratike. Gara u zhvillua mes dy kandidatëve të njohur në strukturat e kësaj force politike në qytet: Kasëm Galla, i cili ka drejtuar degën e PD në Pogradec gjatë viteve 2019–2021 dhe njihet gjithashtu si biznesmen në zonë, si dhe Oligert Muçllari, drejtues i komanduar i degës pas procesit të primareve dhe me profesion ekonomist.
Procesi i votimit nisi në orën 08:00 të mëngjesit dhe u zhvillua në një atmosferë të qetë.
Nga numërimi i votave rezultoi se Oligert Muçllari ka marrë 247 vota, ndërsa kandidati tjetër, Kasëm Galla, ka siguruar 224 vota. Në këtë proces janë shpallur edhe 6 vota të pavlefshme.
Me këtë rezultat, Oligert Muçllari shpallet fitues dhe do të drejtojë degën e Partisë Demokratike në Pogradec në vijim.
and then