Kërnaja e pëson pas sfidës në Vorë, pezullohet për transfertën delikate të Partizanit

Oltijon Kërnaja u ndëshkua me karton të verdhë te Partizani, ndërsa sot u luajt ndeshja me Vorën që u mbyll me barazim(2-2). Kartoni që mori i kushton shtrenjtë trajnerit të Partizanit, që ka plotësuar numrin katër të tyre dhe do mungojnë ndaj Teutës.

Ishte minuta e 42-të e ndeshjes, kur Vora kaloi në avantazh. Më parë ishte fituar një goditje këndi, e cila erdhi si pasojë e një faulli që Kërnaja pretendoi se nuk u dha për Partizanin.

Gjyqtari Klodian Shahini tregoi kartonin e verdhë. Kështu Kërnaja do mungojë në transfertën delikate të Durrësit.

Sfida me Teutën është mjaft interesante, pasi të dyja skuadrat synojnë pjesëmarrjen në “Final Four”. Ky takim është rezervuar më 21 mars.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×