Milan nuk përfiton nga gabimi i Interit, e mund Lazio

Lazio triumfon 1-0 ndaj Milanit në ndeshjen e Serie A.  Goli i vetëm i takimit u realizua nga Isaksen, në minutën e 26-të.

Kuqezinjtë dominuan në mbajtje topi në pjesën e dytë, por përballë kishin një kundërshtar të vendosur mirë në prapavijë.

Fofana dhe Pulisic u shfaqën disa herë rrezikshëm, ndërsa tentoi edhe Jashari.

Lacialët janë në vendin e nëntë me 40 pikë, larg pritshmërive. Në krahun tjetër, ekipi i Allegrit dështon të përfitojë nga gabimi i Interit dhe mbetet me 8 pikë më pak se zikaltërit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×