A do të dalë kryeministri përballë drejtësisë? Lala: Edi Rama nuk shpëton pa shkuar në SPAK!

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se sipas saj kryeministri Edi Rama mund të thirret në SPAK në të ardhmen, duke u shprehur se nuk beson që “do të shpëtojë pa shkuar” në Prokurorinë e Posaçme.

E ftuar në emisionin Studio24, Lala foli për qëndrimet e kryeministrit lidhur me masën e sigurisë “arrest me burg”, pas qëndrimit të tij në mbrojtje të Ballukut, për të cilën SPAK kishte kërkuar arrestimin.

Sipas gazetares, nuk përjashtohet mundësia që vetë Rama të paraqitet në SPAK, ndërsa nuk zbuloi detaje të tjera në lidhje me këtë.

“Ju thoni pse nuk është thirrur Edi Rama. Edhe pse jam sulmuar me “fake news”, unë mendoj që Edi Rama nuk shpëton pa shkuar në SPAK. Ky është qëndrim dhe, në mos dua të shkoj edhe më tej, edhe informacion”, u shpreh Lala.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×