
Inxhineri, Xhevair Ngjeqari shpjegoi përse sipas tij nuk duhet të ndërtohet në Porto Romano.
Në një intervistë në emisionin “Studio24”, ai theksoi se është çmenduri që të ndërtohet një gropë në kënetë, duke shtuar se ‘nuk ka asnjë vend të botës që ndërton port të mallrave tregtare në brendësi të territorit dhe aq më tepër në kënetë.
“Për të bërë një port turizmi, port që e kërkon e gjithë Evropa dhe Amerika, duhet të sqarohet se çfarë është korridori VIII. Kjo është vepër me pasoja100 vjeçare në ekonominë shqiptare. Nëse këtë i kanë thënë gojarisht nuk kanë bërë detyrë projektimi të shoqëruar me fizibilitet autorët e këtij krimi janë pikërisht shqiptarët. Ai ka marrë detyrën e projektimit ka marrë 20 mln euro, ka bërë disa planimetri që nuk kanë lidhje me Porto Romanon. Lëvizjet e kontejnerëve nuk kanë lidhje fare. Por pse nuk ndërtohet në Porto Romano? Në pellgaçen e Porto Romanos nuk ndërtohet as port tregtar dhe as port ushtarak. Kisha analizuar se ky që po bëjnë këta është sa treçereku i portit të Durrësit. Pra të ndërtosh një gropë në kënetë është një çmenduri, është jashtë çdo koncepti hidroteknik. Por ky port jo 400 mln, por me 4 mld nuk mbaron dhe ajo gropë nuk do të stabilizohet asnjëherë. Ky port nuk do ndërtohet, por dhe nëse ndërtohet atje do i bëhet gjyqi”, tha ai.
and then