Liverpool ndalet sërish, “The Reds” humbasin terren me zonën Champions, Arne Slot: Sigurisht, ky barazim na dëmton

Liverpool dhe Tottenham kanë ndarë pikët në “Anfield”, në një ndeshje që u vendos vetëm në minutat e fundit. Skuadra e Liverpool kaloi në avantazh në minutën e 19-të me një gol spektakolar nga Szoboszlai, i cili realizoi drejtpërdrejt nga goditja e dënimit, duke mposhtur portierin Vicario.

Portieri italian i Tottenham reagoi mirë në minutën e 35-të, duke devijuar në shtyllë goditjen e Gakpo. Në fundin e pjesës së parë ishte Alisson ai që shpëtoi Liverpoolin, duke ndalur me pritje një goditje me kokë të Richarlison.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fitores së vendasve, Tottenham gjeti golin e barazimit në minutën e 90-të. Richarlison përfitoi nga një moment pasigurie në mbrojtjen e Liverpool dhe dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-1.

Ky është rezultati i parë pozitiv për Tottenham nën drejtimin e trajnerit Igor Tudor, ndërsa skuadra londineze ndërpret serinë prej gjashtë humbjesh radhazi. Liverpool, megjithatë, ngjitet në vendin e pestë në renditje me 49 pikë, por duke humbur një shans të artë për t’iu afruar zones Champions. Tashmë vëmendja për “The Reds” do të kthehet nga Champions teksa të mërkurën do të luhet sfida e kthimit ndaj Gallatasarayt.

Pas ndeshjes i zhgënjyer për këtë barazim ishte tekniku Arne Slot: “Në pjesët më të mëdha të ndeshjes ku ne ishim skuadra më e mirë, mendoj se ishte një moment ku duhej të shënonim golin e dytë. Patëm disa mundësi për ta bërë këtë dhe jo pak herë. Sigurisht që ky barazim është i dëmshëm për ne, por problemi është se kjo gjë na ka ndodhur shumë herë. Ne nuk po e ndihmojmë aspak veten. Shumë herë këtë sezon kemi krijuar më shumë raste apo më shumë sesa golat që shënojmë realisht”, theksoi ndër të tjera tekniku i “Redsave”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×