Piloti i Mercedesit i kënaqur: Podiumi, perfekt për ekipin

Suksesi në Sprint dhe vendi i dytë në Çmimin e Madh bënë që George Russell të largohej nga Kina i kënaqur, pasi mbetet lideri i Botërorit 2026 në F1.

Piloti i Mercedesit përgëzoi shokun e skuadrës, Kimi Antonelin, ndërsa pas garës në Shangai deklaroi:

“Së pari, urime për Kimin. Ai po piloton në mënyrë fantastike dhe jam i lumtur që jam në podium bashkë me të dhe me Hamiltonin. Përsëri patëm disa probleme në nisje dhe Ferrarit na kaluan, por arritëm sërish të bëjmë një dopietë për ekipin.

Sot (dje) nuk mund të kërkonim më shumë se kaq. Për momentin kemi një avantazh të mirë, pas qershorit… do të shohim. Prandaj duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë moment”, tha George Russell.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×