Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, Meçollari: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje, s’kanë ndërmend të hedhin para në një ‘gropë financiare’

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti.

Gjatë intervistës në emisionin “Studio24”, në News24, Meçollari tha se kompanitë europiane nuk kanë kthyer përgjigje sepse nuk ka studim fizibiliteti dhe askush nuk ka ndërmend të hedhë para ‘në një gropë financiare’.

“Porto Romano nuk ka studim fizibiliteti nuk e di njeri se kush e ka përzgjedhur vendin. Kanë ndërtuar Port në një vend që nuk mund të ndërtohet port. Është vend sizmik, është dhe i hedhur sepse ka qenë kënetë. Kompanitë europianë nuk kanë kthyer përgjigje sepse studimi nuk fizibilitet dhe askush nuk ka ndërmend të hedhë para në një gropë financiare”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×