
Ish-ministër i Financave Arben Malaj teksa foli për Porto Romano tha se kryeministri ka gabime nga më elementaret sa i përket kësaj çështje. Ai theksoi se nuk mund të bllokohet aktiviteti i Portit, pa pasur një të ri.
Gjithashtu gjatë intervistës në emisionin “Studio24”, në News24 tha se ‘loja e anulimit’ sipas tij është e qëllimtë. Më tej shtoi se ‘përderisa fshihen treguesit dhe ka një tentativë për të mbajtur në garë kompaninë ka një aspekt kriminal.
“Problemi nis që me bllokimin e portit të Durrësit dhe vënies në dispozicion të një projekti tregtar që është ndërtim banesash që edhe ajo nuk dihet se si do shkojë. Një qeveritar nuk mund të marrë një vendim të lehtë dhe të bllokojë aktivitetin e portit pa pasur një port të ri. Duhet të ishte porti I ri dhe më pas të lirohej porti I vjetër. Pra Kryeministri ka gabime nga më elementarët. Ne jemi duke rrëshqitur në një neo-diktaturë edhe Enveri kështu i përcaktonte”, u shpreh ai.
Më tej gjatë intervistës në emisionin “Studio24”, tha: “Kur prish një garë krijon një kosto dhe duhen procedura të tjera. Duke thënë anulim marrin përgjegjësinë vetë qeveria dhe mund të futen në një kosto të re…Pra është në kontratë, risku i kursit të këmbimit…Pra loja anulim apo tërheqje është e qëllimtë, e para humbasin 8.2 mln euro dhe tjetra I japin mundësi kompanisë që u tërhoq të rifutet dhe kjo është akoma më e keqe. Që do të thotë që qeveria është e kapur me një projekt që ka edhe një pikë shumë të dobët që është e gjitha në offshorë…Me ofshorë janë edhe kompani të mëdha amerikane por nuk kanë të gjithë aktivitetin. Por kjo është e gjitha ne nuk dimë kush janë pronarët e vërtetë”, tha ai.
and then