Abstenoi në votimin për rezolutën ndaj Iranit/ Redi Muçi: Lëvizjet e Ramës për të lehtësuar pozitat e tij në raport me ndërkombëtarët! Tenton të duket ‘më katolik se Papa’

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”, Redi Muçi në një lidhje me “Skype” në emisionin “Studio24” në News24, foli për rezolutën e miratuar këtë të martë në Kuvend për Iranin.

Vota e të cilin ishte abstenim. Gjatë intervistës, Muçi tha se “lëvizja Bashkë” nuk është në mbështetje të regjimit të Iranit, përkundrazi e dënon, por thekson se ky nxitimi i kryeministrit Rama sipas tij ka të bëjë vetëm me faktin për lehtësuar pozitat e tij.

“Dua të bëj të qartë  që Lëvizja Bashkë nuk është në mbështetje të regjimit të Iranit. Ne kemi dalë kundër tyre. Pra dënojmë represionin ndaj protestave të fundit. Dhe aq kohë sa shteti jonë dhe kryeministri ynë zgjedhin të përfshihen në çështje ndërkombëtare duke sjellë sot një rezolutë, besoj se duhet trajtuar patjetër…Edhe në kontekstin e konfliktit që ka lindur në Lindjen e Mesme… Arsye e abstenimit tim lidhet me faktin që pozita e Shqipërisë duhet të jetë me e madhe dhe e mirë-menduar, e mirëkontrolluar sidomos në raport me vendet e BE. Pra sa i përket një stepjeje nga ana e vendeve të BE, ky nxitimi  madh i Shqipërisë për të shpallur Iranin një shtet që sponsorizon terrorizmin, apo nxitimi për të aderuar te Bordi i Paqes janë lëvizje që në kontekstin e kryeministrit Rama dhe konfliktit institucional që ka nisur me pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor, duket se janë thjesht lëvizje për të lehtësuar pozitat e tij, në raport me ndërkombëtare, një tentativë për t’u shprehur më katolik se Papa”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×