“Ka persona në Shqipëri që janë akuzuar se paguhen nga iranianët”/ Endri Tafani: Rezoluta ndaj Iranit e vonuar, por duhet të ishte mbledhur Këshilli i Sigurisë…

Analisti Endri Tafani në një intervistë në emisionin “Studio24” në News24 tha se rezoluta për Iranin është një rezolutë që duhej, por ai theksoi se ishte shumë i rëndësishëm që më parë të ishte bërë një plan masash.

Gjithashtu shtoi se edhe opozita duhet të kishte marrë pjesë. Më tej nënvizoi se ka persona në Shqipëri që janë akuzuar se janë paguar nga iranianët.

“A është Irani shtet sponsorizues i terrorizmit, ne në studio e themi po. Pra Qeveria ecën në një linjë të tillë. Por përpara duhej një procedurë më parë për një analizë, edhe një plan masash më pas. Nuk është si rezolutatat e tjera, por pak më e veçantë. Sepse nëse e thua në rezolutë qeveria do shpalli, do e fusësh në një listë organizatash terroriste. Dhe çdo person që është në Shqipëri që njëfarë lidhje me Gardën Revolucionare, apo me të tjerë, që mund të ketë patur apo ka lidhje do të dyshohet për terrorizëm. Ke njerëz që dalin nëpër studio dhe haptazi mbrojnë politikën e ndjekur nga një shtet terrorist. Ne nuk ka lidh gjë me Iranin, por prej shumë vitesh ka pasur një propagandë të Iranit në drejtim të Shqipërisë.  Por duhet thënë se në Kosovë është më e prekur se Shqipëria, është akoma më keq. Sponsorizimi nuk vjen se erdha dhe të lashë paratë, por ngrihet një shoqatë fondacion, nis e paguan këshilltarë…Pra ka shumë shoqata që hiqen si bamirësie por funksionojnë në dobi të shtetit iranian, dhe në kuadër të kësaj pajtojnë njerëz në Shqipëri që paguajnë…Ka një diferencë, ne momentin kur shpall shtetin e iranit si entitete që financojnë terrorizmin dhe bën lidhje mes kësaj shoqata tashmë këta persona i fut në një tjetër kënd, i fut në persona të dyshuar…Pra kjo është një masë që duhej të ishte marrë.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×