
Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri deklaroi se rezulota e Shqipërisë për Iranin i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama.
Gjatë intervistës në emisionin “Studio24” në News24, ai theksoi se është kryeministri Rama ai që përfiton direkt politikisht dhe se synon që të sillet si aleat i pazëvendësueshëm i amerikanëve, sidomos pasi SPAK shkoi në paradhomën e tij.
“Me këtë përfiton politikisht direkt kryeministri Edi Rama sepse lidhet direkt me ngërçin e vet që ka me drejtësinë në Shqipëri. Ne kemi precedentin, pasi erdhi ftesa për Bordin e Paqes dhe Rama e shiti si ftesë personale. Pra Rama kërkon të sillet si aleat i pazëvendësueshëm i amerikanëve me shpresën që ky problem që ka këtu t’i zbehet. SPAK i ka shkuar te paradhoma, përmendet edhe në dosje. Dosja Balluku dhe dosja AKSHI treguan që nuk ka të paprekshëm. Në shumicën e rasteve zonja Balluku është sjellë si vetë Rama…Pra është e qartë edhe fakti që nuk miratoi kërkesën për miratimin e imunitetit të Ballukut. Pra ai i çon mesazh amerikanëve që unë jam njeriu i juaj”, tha ndër të tjera ai.
and then