Tritoli në makinën e Oltjon Klosit, merr tjetër rrjedhë hetimi, çfarë deklaroi porositësi Sabah Nuzi para hetuesve

Merr një tjetër rrjedhë hetimi lidhur me arrestimin e 7 personave që në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërthyen me tritol makinën e Oltjon Klosit, më 10 mars në Tiranë.
Fillimisht të arrestuarit nuk pranuar të japin deklarime pas arrestimit, por më pas kanë pranuar autorësinë. Policia dyshoi se shkak i tritol vënies ishte një konflikt i ndodhur në Spanjë mes porositësit Sabah Nuzi që ndodhet në burg për vepra të rënda penale dhe objektivit Oltjon Klosi për çështje borxhi të pashlyer prej 15 mijë eurosh.
Por nga deklarimet e të arrestuarve, policia ka tashmë të qartë edhe motivet e kësaj ngjarje. Nuzi dhe Klosi rezultoi të mos kenë njohje me njëri-tjetrin. Sipas Nuzit, porosinë për të vendosur eksplozivin në makinën e Klosit e ka dhënë për llogari të personave të tjerë që kanë pasur konflikte me 36 vjeçarin Klosi, emrat e të cilëve ai nuk i deklaron për grupin hetimor.
Personi që vendosi tritolin në mjet ishte Jurgen Gjonaj. Gjatë deklarimeve të tij, ai ka pohuar se e kishte marrë përsipër shpërthimin me tritol pasi i kishte rreth 15 mijë euro borxh porositësit Sabah Nuzi.
Shkak i borxhit sipas tij ishte humbja e një ngarkese droge në Gjermani. Dhe nëse Gjonaj merrte përsipër shpërthimin e makinës me tritol, në këtë formë i kishte shlyer borxhin Sabah Nuzit.
Të hënën policia arrestoi 7 persona, si të implikuar. Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Kristjan Ahmerama dhe Eklips Leti, të akuzuar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, të kryer në bashkëpunim.
Ndërsa Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla akuzohen për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryer në bashkëpunim.
Ngjarja u zbardh nga biçikleta që autori përdori në ngjarje. Biçikleta ishte vjedhur nga Kristjan Ahmerama dhe pas ngjarjes ishte fshehur në një ambjent në zonën e Laprakës. Mbajtja nën vëzhgim e Ahmeramajt zbuloi më pas personat e tjerë të arrestuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×