U përplas nga autoboti i UKT-së, policia jep detajet nga aksidenti që i mori jetën 72-vjeçares në Tiranë

Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik që ndodhi sot në kryeqytet, ku për pasojë një 72-vjeçare ka ndërruar jetë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Mësohet se automjeti (autobot) me drejtues shtetasin A. B, rreth 52 vjeç, dyshohet se ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja A. B., rreth 72 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×