
Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto ka treguar detaje nga kërkesa e Partisë së Lirisë, e cila mori nismë për ngritjen e një Komisioni Hetimor mbi gjendjen e infrastrukturës rrugore dhe rolin e institucioneve përgjegjëse në realizimin e investimeve publike.
Ai tha se Partia e Lirisë do të kërkojë më tepër informacione mbi projektet infrastrukturore që kanë pësuar dëmtime, sicc ishte rruga Librazhd-Prrenjas.
“Mendojmë se këto nuk janë çështje të natës, apo shirave, por të mosrespektimit të standardeve. Është çështje serioze e mosrespektimi të procedurave. Nuk ka konkurrencë të mirëfilltë. Shohim gjithashtu se hapja e rrugëve tregojnë shtresëzimet nuk kanë qen të lidhura me agregatet e duhur. Në mënyrë institucionale ne duam që të marrin informacionin e plotë të shohim se si ka funksionuar sistemi.
Deri më tani Komisionet Hetimore nuk janë pranuar. Është paragjykim dhe arrogancë e shpallur tashmë, që opozita nuk mund të hetojë dhe të marrë iniciativa ligjvënëse. I referohen parimit Lelinist; asnjë fitore për kundërshtarët. Por në fakt nuk është fitore e opozitës, por ajo po përpiqet që pasuria e shqiptarëve të ruhet dhe t’u shërbejë atyre. U bllokua një aks, kombëtar dhe ndërkombëtar. E dimë shumë mirë se çfarë ndodhi ato ditë. Me probleme me shkollat apo të sëmurët. Korridori VIII duhet të ishte marrë më seriozisht. Ky aks ka dhe hekurudhën.”, tha ai.
and then