
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka renditur premtimet e pa mbajtura të lidershipit të PD Sali Berisha.
Ai u shpreh se Berisha nuk mund et ose nuk do që të mbledhë të gjitha flukset e opozitës, ndërsa ka shtuar se shumë nga fjalët e dhëna nga ai nuk janë mbajtur, duke nisur me kthimin e PD në pushtet apo largimin nga drejtimi i partisë edhe pse një gjë e tillë parashikohet në Statut.
“Jam në politikë dhe jam pjesë e një partie politike. Çelim një cikël tryezash dhe për të treguar që kreu i PD nuk ka mundësinë të mbledhë të gjithë flukset e opozitës, në disa raste nuk do, në disa raste i ka zhgënjyer. Sepse në politike ndaj janë mandatet për të mbajtur përgjegjësi në fund të 4 viteve për ato që thua.
Nëse para 4 viteve thua nuk do të mi vjedhë zgjedhjet Rama, që do ta bëj PD fituese në zgjedhjet lokale, do ta tërheq Ramën zvarrë në zgjedhjet e përgjithshme, që do të rregulloj mardhëniet me ndërkombëtarët, që deputetët do t’i zgjedhë anëtarësia dhe jo lidershipi. Ka edhe një element tjetër, që kur dikush jep fjalën duhet mbajtur. Nëse thuhet që partia në nenin 46 nuk thotë mu vodhën zgjedhjet, neni 46 e ka të përcaktuar se nëse PD nuk fiton zgjedhjet, kreut të PD i hiqet mandati dhe nuk ka të drejtë rikandidimi. Është tashmë rregull i shkruar jo rregull koral”, tha ai.
and then