GJKKO kaloi dosjen për gjykim/ “Edhe miun e shtëpisë i kanë kontrolluar Metës”, Kujtim Cakrani: Zero korrupsion, ne kërkojmë proces në përputhje me ligjin

GJKKO vendosi kalimin për gjykim të dosjes Meta-Kryemadhi. I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, avokati Kujtim Cakrani, u shpreh se kjo çështje ‘siç nisi me rrëmbimin kriminal’ të ish-Presidentit Ilir Meta ashtu vazhdoi edhe hetimi dhe procesi gjyqësor këto 7 muaj.

Gjithashtu ai theksoi se ka humbur nocioni i prezumimit të pafajësisë, ndërsa nënvizoi se kërkojnë  vetë proces në përputhje me ligjin.

“Kjo çështje siç nisi me rrëmbimin kriminal ashtu ka vazhduar edhe procesi. Te çështja e zotit Meta janë tre episode që akuzohet, kontrata e CEZ/DIA, episodi i dytë është gjoja një lobim, një ligj në Kuvend i iniciuar nga një biznesmen i fuqishëm shqiptar që gjoja kshte premtuar zonja Kryemadhi që do kalojë ky ligji dhe në këmbim do marrë një vilë ku ju ndërtoni. Po ashtu është edhe çështja e lobimit që është çështje partiake dhe jo personale e zotit Meta. Ne i kemi kërkuar gjykatës që CEZ/DIA të pushohet sepse nuk ka fakt penal, për çështjen e lobimit dhe të ligjit të minierave kemi thënë që duhet të kthehet pas për të vazhduar hetimet. Unë e kam thënë se problemi është se në të gjithë botën gjykata speciale sidomos në Shqipëri ka një të kaluar të hidhur. Ne nuk kemi sot në këtë proces gjyqësor, nuk kemi korruptuesit, personi që përmendet 327 herë në 214 faqe nuk është pyetur. Zoti Meta nuk ka në karrierën e tij asnjë cent që t’i japë llogari kujt. Nuk i ka bërë dëm asnjë personi apo shtetit shqiptar. Hetimi 34-vjeçar, edhe miun e shtëpisë i kanë kontrolluar zotit Meta. Ai ka ¼ e banesës së babit si pasuri të tij dhe këtë ne na e ka dhënë prokuroria e Posaçme në dispozicion. Unë flas me bindje të plotë. Zero korrupsion, zero një akt të nxjerrë nga zoti Meta kur ka qenë kryeministër. Gjykata, sidomos gjykatë është e kapur. Ajo zonja Gjoka tregoi edhe njëherë që është e kapur. Si mundet zonja të japë një vendim që është në shantazh…Janë tre opsione, ose ta pushojë, ose të kthejë aktet ose ta kalojë në gjykim. Por nëse konstaton që hetimet nuk janë të plota. Ne kërkojmë procesin e rregullt”, tha mes të tjerash ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×