Kategoria e Parë/ Ndalet Skënderbeu, Laçi ngushton diferencën. Fitojnë edhe Pogradeci, Kastrioti e Kukësi

Java e 27-të e kampionatit “Kategoria e Parë” u zhvillua këtë të mërkurë, duke prodhuar rezultate të rëndësishme dhe duke ndikuar në ecurinë e skuadrave në garën për objektivat e sezonit.

Skënderbeu u ndal në shtëpi nga Korabi, pasi barazoi 0-0.

Nga ana tjetër, Laçi mori një trepikësh shumë të rëndësishëm pas suksesit 5-3 ndaj Besës. Bardhezinjtë ngushtojnë diferencën në vetëm 1 pikë nga Skënderbeu kryesues.

Në garën për vendet e para, edhe Pogradeci konfirmoi formën e mirë, duke fituar 3-0 përballë Ilirisë dhe duke forcuar pozitat në vendin e tretë. Fitore të rëndësishme arritën gjithashtu Kastrioti dhe Kukësi. Kastrioti mposhti Burrelin 5-2, ndërsa Kukësi mundi Lushnjen 3-2.

Ndërkohë, sfida mes Luftëtarit dhe Apolonisë u mbyll në barazim 2-2, duke ndarë pikët mes dy skuadrave.

Java 27
Skënderbeu 0-0 Korabi
Laçi 5-3 Besa
Pogradeci 3-0 Iliria
Kastrioti 5-2 Burreli
Luftëtari 2-2 Apolonia
Kukësi 3-2 Lushnja



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×