“Meta s’ka pirë verë 33 mijë euro…”/ Avokati: Izolimi i tij i dha Ramës mandatin e 4! Kryeministri s’po mbron vetëm Ballukun! Proda, ishte drejtori bandit, kontrollohej nga …

“Izolimi i zotit Meta i dha Ramës mandatin e 4”, kështu u shpreh avokati Kujtim Cakrani, në një intervistë në emisionin “Oponencë” në Neës, ndërsa komentoi vendimin e GJKKO për kalim për gjykim të dosjes weta-Kryemadhi.

Gjatë intervistës, avokati Cakrani shtoi se Meta është izoluar dhe lejohet të flasë me deputetë. Ndërsa nuk la pa përmendur çështjen e Belinda Ballukut duke shtuar se, kryeministri Rama e mbrojti me ‘pathos’,.

“Siç ishte rrëmbimi në mes të ditës i zotit Meta. Problemi është politik. Gardiani i zotit Meta është Rama. Drejtori që e rrëmbeu është zoti Rama. Më gjeni një rast në botë, qoftë edhe Putini…Izolimi i zotit Meta, Ramës i garantoi mandatin e 4. U arrestua 6 muaj përpara zgjedhjeve. Zoti Rama sot flet për ligjshmëri, por atë zonjën që ka atje, zëvendësen e tij e mbron me pathos. Zoti Rama po të ishte ai dashnori i madh i të drejtave të lirive të njeriut duhet të fliste që në momentin e rrëmbimit. Sot Presidenti është i izoluar te 313 dhe nuk i lejohet të flasë , të kontaktojë me deputetë, eurodeputetë…Të drejtat e 2026 janë më kriminale se ato të ’92”, tha ai.

Avokati Cakrani, shtoi se problemi kryesor i kryeministrit Rama është të mbrojë veten e tij, nga të gjitha skandalet që kanë dalë.

“Këta i kanë bërë llogaritë gabim me zotin Meta. Rama duhet të kuptojë se Zotit Meta nuk ia ndjen për izolimin. Nuk është se kur ishte jashtë zoti Meta bënte jetë luksi, nuk ka pirë verë 33 mijë euro, as me çarter…Ka lëviz në këmbë edhe kur ishte Presidentit. Problemi i zotit Rama sa i përket Ballukut duhet thënë se problemi nuk është Balluku, por vetë Rama. Ai po mbron veten e vet”, shtoi ai, duke thënë: “Ne e kemi zbuluar si ka funskionuar skema e rrëmbimit të Metës. Drejtori Bandit, ai që iku Proda, ishin grup i strukturuar kriminal që drejtoheshin nga Rama. Pra sot po flasim që drejtësia ndaj zotit Meta është si arrestimi”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×