“Ndërkombëtarët kërkojnë përballjen e Ballukut me drejtësinë”, Almer Toska: Gjermania mund të vendosë shumë shpejt veton ndaj integrimit të Shqipërisë në BE

Almer Toska, drejtuesi i Timoni.al, ka ngritur akuza të forta lidhur me korrupsionin në nivele të larta qeveritare, duke theksuar se fenomeni është i dukshëm dhe sipas tij, institucionet nuk po reagojnë pavarësisht fakteve të publikuara në media.

I ftuar në Programin e Drekës në News24, Toska deklaron se ish zëvendëskryeministrja dhe ish ministrja Belinda Balluku është përfshirë në afera korruptive, duke shtuar se kjo çështje tashmë përbën një pengesë kryesore për vijimin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Më tej, Toska pohon se ndërkombëtarët, veçanërisht pala gjermane, kërkojnë heqjen e imunitetit të Ballukut dhe përballjen e saj me drejtësinë. Ai paralajmëron se nëse situata vijon në këtë mënyrë, Gjermania mund të vendosë veto në procesin e integrimit të Shqipërisë.

“Korrupsioni është aq i dukshëm dhe qeveria nuk reagon edhe pse media ia paraqet me fakte se Balluku ka kryer korrupsion. Çështja Balluku sot është pengesë kryesore për vijimin e negociatave. Ndërkombëtarët dhe Gjermanët kërkojnë që Ballukut t’i hiqet imuniteti dhe të përballet me drejtësisë. Shumë shpejt Gjermania mund të vendosë veton në çështjen e integrimit. Sa kohë që Rama ushtron presion mbi drejtësinë si në rastet e fundit të artikuluara në media, është një lajm shumë i keq për shqiptarët dhe procesin e integrimit”, u shpreh ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×