“Po më rrënohet apartamenti!”/ Pronari i tokës nuk e lejon të kryejë punime në tarracë, Dafina kërkon ndihmën e “Tak Fak”

Në emisionin “Tak Fak” trajtohet sot problemi i zonjës Dafina Hodo, prej tre vitesh ka në pronësi katin e shtatë të një pallati, pranë kompleksit ‘Çabej’. Prej disa muajsh ajo ka një problem. Në tarracën, që është pjesë e përbashkët e pallatit, një person që pretendon se është pronari i tokës, por që nuk ka paraqitur asnjë dokument pronësie, ka vendosur një derë të hekurt dhe nuk lejon Dafinën që të rregullojë tarracën.

Gjë që i ka sjellë asaj probleme me apartamentin ku ndodhet pasi nuk mundet të kryejë rregullime, pikërisht sepse tarraca është kyçur nga personi që pretendon se është pronari i tokës ku është ndërtuar pallati dhe lagështia po i mbyt banesën.

Ajo e ka denoncuar këtë problem në Njësinë bashkiake Nr.14, e cila e ka çuar në Policinë Bashkiake, e cila pasi e ka verifikuar situatën nuk është marrë me taracën e zaptuar por i ka ftuar palët të shkojnë në gjykatë.

Pronari i pallatit thotë: Ku di gjë unë.

Personi që ka vendosur derën metalike në mënyrë të paligjshme thotë, po të dojë Dafina mund të mbarojë punë në tarracë, por i shmanget çështjes së derës dhe thotë se në policinë bashkiake i kanë dhënë të drejtë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×