Skandalet e Ballukut/ Blushi prezanton nismën e grupit të PL: Komision Hetimor Parlamentar për 4 miliardë euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka prezantuar një kërkesë nga grupi parlamentar i Partisë së Lirisë dhe i Partisë Demokratike për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar, me qëllim kontrollin e ligjshmërisë dhe efikasitetit të investimeve në infrastrukturën rrugore.

Në dokumentin e dorëzuar në Kuvend, Blushi dhe deputetët argumentojnë se dëmtimet e mëdha të rrugëve dhe urave gjatë muajve të fundit, si segmentet Librazhd–Prrenjas, Qukës–Qafë Plloçë, Korçë–Ersekë, Unaza e Burrelit dhe Dardhë–Boboshticë, tregojnë për probleme në planifikimin, projektimin dhe mbikëqyrjen e punimeve.

Sipas tij gjatë periudhës 2014–2025 janë investuar rreth 4 miliardë euro në rrugë, por amortizimi i shpejtë i këtyre investimeve tregon nevojën për një hetim të hollësishëm mbi menaxhimin dhe standardet e ndërtimit.

Kërkesa e deputetëve thekson se komisioni hetimor do të ketë si objekt: verifikimin e veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, kontrollin e respektimit të standardeve nga kompanitë ekzekutuese, vlerësimin e kapaciteteve të institucioneve dhe shoqatave profesionale, si dhe hartimin e rekomandimeve për përmirësimin e procesit të investimeve publike.

Kërkesa e plotë:

KUVENDI

Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë

K Ë R K E S Ë

KËRKUES:                   39 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Grupeve Parlamentare të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike.

OBJEKTI:                     Krijimi i Komisioni Hetimor të Kuvendit, për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të Autoritetit Rrugor  Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore.

BAZA LIGJORE:          Nenet 7, 77 dhe 78 të Kushtetutës së Shqipërisë;

Neni 25 i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë;

Ligji Nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvend”, i ndryshuar.

DREJTUAR:                 Zt. Niko Peleshi

Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Zt. Kryetar i Kuvendit,

Gjatë muajve te fundit, në mënyrë të veçantë gjatë muajit Shkurt 2026, kemi përjetuar dëmtime të jashtëzakonshme të infrastruktures rrugore të vendit, përfshirë dëmtime serioze të urave dhe veprave te tjera civile, që arriten kulmin në rrëshqitjet e trasesë së rrugës në aksin  jug-lindor, me pasoja bllokimin e tij të plotë.

Dëmtime serioze patën segmentet Librazhd-Prrenjas, Qukës-Qafë Pllocë, Korçë-Ersekë, Unaza e Burrelit, Auro-moto-parku Elbasan, Dardhë-Boboshticë, Vllahinë-Pocem, Lurë-Peshkopi, Kuç-Qeparo, Memaliaj-Tepelenë, Shëngjin-Velipojë, Tuneli i Llogarase, Tuneli i Murrizit, e shumë vepra të tjera.

I nje rendesie te vecante eshte segmenti Librazhd – Prrenjas, si pjese e aksit jug-lindor dhe pjese e korridorit nderkombetar VIII, pjese e Korridoreve Evropiane.

Keto demtime te akseve rrugore kane qene me pasoja te jashtezakonshme per jeten dhe shendetin e qytetareve, per transportin kombetar e nderkombetar, si dhe për ekonomine ne pergjithesi.

Kryeministri dhe përfaqesues te tjere te qeverise jane shprehur se keto demtime kane ndodhur si rezultat i shirave te jashtezakonshem. Nderkohe, qe referuar sherbimit sinoptik, nuk ka patur nivele te pazakonta reshjesh.

Gjate kesaj periudhe, mjaft inxhiniere dhe specialiste te ndertimit te rrugeve kane shprehur publikisht verejtjet e tyre per menyren si realizohen keto vepra publike, duke nenvizuar probleme qe kane te bejne me projektet, me studimet gjeologjike, me supervizimin dhe inspektimin e punimeve, me respektimin kritereve te sigurise dhe te mirembajtjes, si dhe me respektimin e standarteve te vete ndertimit.

Gjate periudhes 2014-2025 jane investuar në infrastrukturen rrugore rreth 4 miliard euro nje vlere shume e larte e investimeve publike. Keto vlera te larta te perdorimit te parave te taksapaguesve jane nje detyrim i rendesishem per t’u mirembajtur dhe per te gjetur e analizuar gjithe faktoret e amortizimit te shpejte te tyre, me qellim rritjen e qendrueshmerise dhe rentabilitetit te investimeve sot dhe ne te ardhmen.

Në këtë kuptim, ngritja e këtij Komisioni Hetimor ka për qëllim që të zbardhë plotësisht të gjitha veprimet dhe mosveprimet institucioneve pergjegjese ne realizimin e veprave te tilla si dhe  nxjerrjen e rekomandimeve për organet kompetente që personat përgjegjës të marrin pergjegjesite perkatese ligjore, si dhe të merren masa e përshtatshme që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

RRETHANAT E ÇËSHTJES

Dëmi i shkaktuar ne infrastrukturen rrugore nga teresia e faktoreve te siperpermendur eshte i vlerave teper te larta dhe ka kompromentuar qendrueshmerine e investimeve te jashtezakonshme qe jane realizuar ne kete sektor. Prandaj, hetimi i shkaqeve qe kane sjelle kete situate eshte nje domosdoshmeri.

Duke patur parasysh se çeshtja e investimeve ne infrastrukture eshte nje ceshtje nderinstitucionale, ku perfshihen shume institucione dhe entitete, Kuvendi duhet te kryeje funksionin e tij mbikqyres dhe monitorues. Kete detyre Kuvendi mund dhe duhet ta realizoje edhe nepermjet Komisioneve Hetimore.

Persa i perket aspektit te rendesishem te permiresimit te punes ne te ardhmen dhe pergatitjes se rekomandimeve per rritjen e efikasitetit te investimeve publike, eshte e rendesishme te merren ne shqyrtim edhe role e funksione qe shkojne pertej pergjegjive te ekzekutivit, siç mund te jene Shoqatat e Profesionisteve te Ndertimit, Institute Shkencore e Projektimi, etj. Prandaj, angazhimi i Kuvendit ne kete sipermarrje eshte i domosdoshem.

ARSYETIMI LIGJOR

Gjykata Kushtetuese e cilëson si “kompetencë kushtetuese” të drejtën e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Duke e veshur një të katërtën e deputetëve me këtë pushtet, Kushtetuta “…institucionalizon një lloj tjetër autoriteti kushtetues, që njihet si pushteti i pakicës parlamentare”, që realizohet “…në mënyrë të pavarur…” dhe që është “….i pakufizuar nga vullneti i shumicës”. E drejta e kontrollit hetimor i është njohur pakicës parlamentare, e cila duke i pasur të kufizuara mjetet në dispozicion, mund ta shndërrojë atë në një instrumet të fuqishëm kushtetues.

Ushtrimi normal i veprimtarisë së Kuvendit kërkon ekzistencën e elementeve të domosdoshëm që kanë të bëjnë me krijimin e kushteve për respektimin e ligjeve nga të gjitha organet e tjera të pushtetit publik dhe shtetasit, si dhe pajisjen e tij me mjetet e përshtatshme për realizimin e kontrollit mbi mënyrën e zbatimit të ligjeve dhe mbrojtjen e interesit publik. Komisionet hetimore që ngrihen për këtë qëllim në kuptim të nenit 77 të Kushtetutës, janë një mjet që i shërben pikërisht ushtrimit të kontrollit parlamentar. Ato janë instrument i rëndësishëm i parlamentit për mbledhjen e informacionit për cështje të vecanta, me qëllim arritjen e përfundimeve të caktuara.

Qëllimi i Komisionit Hetimor që kërkohet të krijohet mbi bazën e kësaj kërkese, synon që të mbledhë informacione të hollësishme mbi menyren e realizimit te investimeve publike dhe te rekomandoje permiresimin e saj ne te ardhmen, me qellim rritjen e efektshmerise dhe qendrueshmerise se investimeve publike.

Objekti dhe qëllimi i ngritjes së këtij Komisioni Hetimor është në përputhje me Kushtetutën dhe parimet themelore kushtetuese, për shkak se nuk sjell mbivendosje apo transferime të kompetencave të parashikuara nga Kushtetuta për organe të tjera.

Puna e Komisionit Hetimor nuk do të konsistojë në nxjerrjen e përgjegjësive penale për personat e përfshirë në këtë cështje, pasi kjo është detyrë funksionale e organeve të drejtësisë.

Kërkesa për ngritjen nga Kuvendi të një komisioni hetimor, përmbush tri kriteret kushtetues si vijon: (i) cështja ka të bëjë me funksionin ligjvënës dhe funksione të tjera për të cilat ai është i autorizuar të marrë masa ligjore; (ii) objekti i hetimit fokusohet në një cështje konkrete; dhe (iii) ekzistojnë të dhëna dhe indicie të mjaftueshme që dëshmojnë për ekzistencën e praktikave që dëmtojnë realizimin me efikasitet te investimeve.

Duke pasur parasysh sa më sipër, në përputhje me nenin 77 të Kushtetutës, nenin 25 të Rregullores së Kuvendit dhe ligjin Nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”,

KËRKOJMË:

  1. Krijimin e një Komisioni Hetimor të Kuvendit, me:
  • Qëllim: Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve pergjegjese per realizimin me standarde, me efikasitet e qendrueshmeri te investimeve publike.
  • Objekt: a) verifikimi i ligjshmërisë së veprimeve të Autoriteti Rrugor Shqiptar; b) verifikimi dhe testimi i respektimit te standarteve te ndertimit nga kompanite ekzekutuese. c) verifikimi dhe vleresimi i kapaciteteve te institucioneve, enteve e shoqatare te profesionisteve, ne funksion te garantimit te standarteve te larta ne projektimin dhe zbatimin e veprave publike. d) hartimi i rekomandimeve per te permiresuar punen ne te ardhmen.
  • Përbërje: 9 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 3 anëtarë do t’i përkasin grupeve parlamentare të opozitës dhe 5 anëtarë grupit parlamentar të mazhorancës.
  • Afat: 4 muaj nga krijimi i Komisonit Hetimor.
  1. Mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për shqyrtimin e kësaj kërkese dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

Grupi Parlamentar i Partisë së Lirise     Grupi Parlamentar i Partise Demokratike



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×